Shkup, 9 shtator – Për shkak të ditëve të zisë pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku jetën e humbën 14 persona, LSDM i anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara lidhur me zgjedhjet lokale, informojnë nga partia.
Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska për MIA-n ka thënë se aktivitetet për promovimin e kandidatëve, takimeve në mëhalla dhe takime derë në derë do të shtyhen deri të dielën.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme solli vendim të shpallen tre ditë zie në territorin e gjithë shtetit. Siç kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë, për ditë zie janë shpallur sot, nesër dhe pasnesër (e enjte, e premte dhe e shtunë), ndërsa gjatë këtyre ditëve zie flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ulet në gjysmështizë.
Qeveria njëherësh apelon deri te të gjithë aktorët shoqërorë të shtyjnë të gjitha festimet publike dhe private, ahengjet, ngjarjet kulturore-artistike dhe sportive, promovimeve partiake dhe llojeve të tjera të parapara për këto tre ditë.