Maqedoni

LSDM i përgjigjet VMRO-së: Do të ketë kontroll të pasurisë dhe pronës së gjyqtarëve

Zhurnal Ads

Shkup, 6 shtator – LSDM ne pushtet i kthen menjëherë përgjigje në distancë VMRO-DPMNE-së lidhur me kritikat e kësaj të fundit për pushtetin gjyqësor. Sipas LSDM-së prioritet numër një i Qeverisë së re është është pastrimi i gjyqësisë, me kontroll të tërë të pronës dhe gjendjes materiale të çdo gjyqtari dhe prokurori.

“Gjykatësit dhe prokurorët e kanë për obligim të sigurojnë sundimin e së drejtës dhe ligji të jetë i njëjtë për të gjithë, ndërsa gjyqësia duhet të pastrohet, në mënyrë që të ndershmit të mund t’i hetojnë ata që kanë shkelur ligjin”, thotë LSDM përmes një kumtese për media. Kjo parti shkon më tej duke “kërcënuar” gjyqtarët me shkarkim ndaj atyre që u vjetërohen lëndët.

LSDM premton epilog gjyqësor për të gjitha lëndët e hapura nga PSP.

“Për qytetarët, për të ardhmen e shtetit është e rëndësishme funksionimi i shtetit të fuqishëm juridik i cili pa kompromis lufton krimin dhe korrupsionin. Për këtë shkak sigurojmë sistem për pastrimin e gjyqësisë, në mënyrë që asnjëherë të mos zgjedhen gjykatës me porosi të dikujt dhe të mos merren vendime gjyqësore me telefon, ndërsa politikanët të diktojnë aktakuza. Sot të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe secili që do t’i shkel ligjet, do të ballafaqohet me përgjegjësi”, thuhet kështu në kumtesën e lëshuar nga Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së.

Postime të ngjashme

Kuvendi pritet të votojë rebalancin e dytë të Buxhetit për këtë vit

XH,I

Hojt Ji: Nëse fiton Biden, do të angazhohet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Z H

40 kadetët e rinj të Akademisë Ushtarake kanë dhënë betimin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...