Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Identiteti maqedonas është i garantuar, nuk ka nevojë për rezolutë

Shkup, 2 korrik –  Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të OBRM-PDUKM-së se do të dorëzojnë rezolutë për negociatat me Bullgarinë.

Nga LSDM nëpërmjet një kumtese thonë se nuk ka nevojë për asnjë rezolutë, ndërsa aktin e Mickoskin e vlerësojnë si populist.

“Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të vërtetuar dhe të pranuar nga mbarë Evropa dhe nga mbarë bota. Andaj nuk janë të nevojshme asnjëfarë rezolutash, konkluzash. Dukshëm vetëm Hristijan Mickoski nuk e ka të qartë cilat janë linjat për identitetin maqedonas andaj del me kërkesa populiste”, thonë nga LSDM.

Paraprakisht edhe në Komisionin për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski i cili udhëheq me këtë organ kuvendor, kërkoi që të miratohen përfundime për negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por deputetët e shumicë parlamentare u larguan nga seanca.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky