Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: Iniciativa e deputetëve për mbledhjen e Kuvendit është kërkesë demokratike

Shkup, 23 prill, zhurnal.mk – Iniciativa e deputetëve për të thirrur të seancës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një kërkesë demokratike, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Të konfirmohen vendimet e Presidentit të vendit dhe të jetë në funksion dhe kontroll të pushtetit ekzekutiv. Kështu është në çdo demokraci.

LSDM tregon aftësi demokratike dhe në kohë krize, nuk ka asnjë problem që Qeveria të kontrollohet nga Kuvendi.

Kuvendi është shtëpia e demokracisë, ku përfaqësuesit e zgjedhur të popullit kanë fjalën e fundit”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se e VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, mbetet e mbërthyer në fazën e saj antidemokratike në të cilën Kuvendi mbetet armiku i tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...