LSDM-ja publikon disa nga emrat e kandidatëve për kryetar komunash

Shkup, 13 korrik – Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, sonte pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë bëri publike disa nga emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zaev me këtë rast u shpreh i bindur se edhe njëherë kandidatët e LSDM-së do të marrin besimin e qytetarëve. Ndërkohë numrin e plotë të kandidatëve për kryetarë komunësh por edhe listat e këshilltarëve tha se do ta publikoj kah fundi i muajit gusht.

 


“LSDM-ja bashkë me qytetarët e ofron ofertën më të mirë, kishim 630 kandidatura për kryetar komunash. Interesi i madh është dëshmi se politikat e LSDM-së janë njohur dhe pritur mirë nga qytetarët”, tha Zaev, derisa bëri publike emrat e 30 kryetarëve të komunave që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vlen të theksohet se LSDM-ja edhe një mandat ia besoi kryebashkiakut aktual të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Përveç Shilegovit edhe Milikije Halimi fitoi besimin për tu kandidaur edhe për një mandat.

Eemrat e kandidatëve që morrën dritë jeshile nga Këshilli i Përgjithshëm i LSDM-së:

Pero Kostadinov, Valandov,
Milikije Halime, Haraçinë
Bllagojçe Shapov, Bogdanci
Zoran Zimbagov, Bosilovo
Velimir Smilevski, Butel
Marijan Janev, Vasilevo
Ivica Dimitrov, Vinica
Sasho Jnakovski, Vevçani
Robert Beshovski, Gradsko
Goran Trajkovski, Dellçevo
Llaze Petrov, Demir Kapia
Borçe Gievski, Zelenikovë
Jordan Nasev, Karbinci
Filip Temellkovski, Kisella Vodë
Tmoe Hristovski, Krushevo
Ango Andov, Dojran
Llaze Petrov, Demir Kapi
Bllagojçe Iliev, Konçe
Ace Vellkovski, Llozovo
Medat Kurtovski, Mavrov-Rostush
Kostadin Georgievski, Ohër
Zhivko Gosharevski, Resnjë
Stojan Nikollov, Rosoman
Goran Stojanovski, Çashka
Sashko Nikollov, Shtip
Petre Shilegov, Qyteti i Shkupit

Related posts

Spasovski: Shtetasit e diasporës më lehtë do t’i marrin dokumentet personale

D V

Ruçi uron homologun e Maqedonisë së Veriut në ditën e pavarësisë: Jemi partnerë të ngushtë në NATO dhe në pritje të mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare

D V

Kasami: BESA nuk përçan votën shqiptare, nuk kemi nxjerrë kandidatë në Kërçovë e Bërvenicë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More