Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM-ja sot mban Kongresin e partisë, zgjedhë zëvendëskryetarin dhe anëtarë të Këshillit qendror

Shkup, 16 maj – Lidhja Socialdemokrate sot në kongres onllajn duhet të zgjedhë zëvendëskryetarin e partisë, anëtarë të Këshillit qendror dhe anëtarë të Këshillit mbikëqyrës.

Pas kongresit pasojnë takimet në të cilat do të zgjidhen nënkryetarët e partisë, sekretari I përgjithshëm, sekretari organizativ, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, Këshilli ekzekutiv I partisë, përkatësisht kryesia administrative.

Për momentin, zëvendëskryetare e LSDM-së është Radmilla Sjhekerinska, sekretar I përjgithshëm është Ljupço Nikollovski, ndërsa nënkryetarë janë Milla Carovska, Oliver Spasovski, Kosta Petrov dhe Muhamed Zeqiri.

Dje, kryeministri dhe lider I LSDM-së, Zoran Zaev nuk deshi të flasë për atë se kush do të jetë në kryesinë e re. Partia, tha ai, është e hapur për njerëz të rinj, ndërsa në kongresin e  ri hyjmë me politika të reja.

Ai paralajmëroi se ditën e sotme partia do ta fillojë me Këshill ekzekutiv dhe qendror, ku do të formohen propozimet, dhe, siç theksoi, me siguri nuk do të dihet asgjë deri në orën 10 – 11 kur do të fillojnë tatimet e para.

Partia, tha, është e hapur për njerëz të rinj, për mundësi të reja të përparojnë në karrierën e tyre, por me anë të diskutimit në Këshillin ekzekutiv dhe Këshillin qendror. Në fund, siç theksoi, në kongres do të sillen të gjitha vendimet.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila deri më tani e kryente funksionin e zëvendëskryetares së partisë, dje edhe njëherë përsëriti se nuk duhet të jetë pjesë e structures udhëheqëse të LSDM-së në periudhën në vijim dhe atë, siç theksoi, I referohet të gjitha funksioneve.

Ajo konfirmoi se mbetet në LSDM. Siç tha, nuk është prej atyre njerëzve që besojnë në vlera dhe I takojnë ndonjë partie vetëm si funksionarë.

Dje në pyetjet e gaetarëve lidhur me kongresin u përgjigj edhe ministri I Shëndetësisë, Venko FIlipçe, I cili theksoi se me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev deri më tani nuk ka biseduar për emërimin e tij të mundshëm në vendin e Radmilla Shekerinskës – nënkryetar I partisë. Filipçe beson se Zaevi sërish do ta bëjë ekipin më të mire dhe se do të vazhdojë t’I zbatojë, siç tha, politikat e suksesshme.

Më 21 mars të këtij viti Zoran Zaev me 59.240 vota “për”, 865 “kundër” dhe me 277 fletëvotime të pavlefshme u zgjodh kryetar I LSDM-së në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta brendapartiake. 

Postime të ngjashme

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Mariçiq: Bashkëpunimi rajonal kyç për luftë kundër krimit të organizuar

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...