Maqedoni TOP LAJM

LSDM: Kartela pagesore për pensionistë, të papunët dhe prindërit vetushqyes

Zhurnal Ads

Shkup, 13 shtator – Zhurnal.mk – LSDM ka paralajmëruar se Qeveria do të ndajë kartela pagesore për pensionistë, të papunësuar dhe për prindërit vetushqyes, informon Zhurnal.

Siç thuhet në kumtesën e kësaj partie, masa e katërt e cila do të prezantohet së shpejti, do të reflektojë në nevojat reale të kompanive dhe qytetarëve, dhe do të zhvillojë ekonominë.

“Për t’u stimuluar shitblerja private dhe të përforcuar fuqia blerëse, kartelat pagesore do u ndahen pensionistëve me pensione deri në 15 mijë denarë, kërkuesve pasivë për punë, si dhe prindërve vetushqyes. Paketa parasheh dhe masa stimulative për kthim në punë të personave që u larguan nga puna gjatë kohës së krizës, ndërsa vazhdon mbështetja për kompanitë me qëllim ruajtjen e vendeve të punës”, thuhet në kumtesë.

Nga partia thonë se Qeveria në tre setet e para të masave, ka arritur që ndjeshëm të zbutë efektet negative mbi ekonominë, përmes sigurimit të likuiditetit të kompanive dhe luftën për ruajtjen e çdo vendi pune, e njëkohësisht me kartelat pagesore dhe vauçerët për turizëm ka nxitur ekonominë dhe shitblerjen vendore.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shtrenjtohen çmimet e derivateve

Z H

Komisioni për sëmundje Infektive pritet të diskutoj masat e reja restriktive, përfshirë dhe orën policore

T E

Sot në Shkup mblidhet komisioni për çështje historike Bullgari – Maqedoni e Veriut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...