Shkup, 30 në tor – Zëdhënësi i LSDM-së, Metodija Ilievski sot në një konferencë për shtyp kërkoi mbajtje urgjente të takimit të liderëve të kryetarëve të të gjitha partive politike.
“Si parti, e cila gjithmonë e ka vënë interesin e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit në vend të parë, LSDM propozon mbajtje urgjente të takimit të liderëve të kryetarëve të të gjitha partive politike. Ky është detyrim që e kemi ndaj të gjithë qyetarëve – detyrim që të tregojmë se jemi të gatshëm së bashku të përballemi me të gjitha sfidat dhe ta ruajmë shtetin tonë stabil dhe të qetë”, tha Ilievski në konferencë për shtyp.
LSDM, siç tha, beson fuqishëm se dialogu, mirëkuptimi dhe aksioni i përbashkët janë rruga e vetme për të ecur përpara.