Shkup, 14 gusht – Partia opozitare maqedonase LSDM në një kumtesë për media thotë se përderisa OBRM-PDUKM-ja çdo ditë e helmon opinionin me konferenca për media në të cilat gjoja sulmon BDI-në, ajo bën marrëveshje me të njëjtën BDI pas shpinës së qytetarëve.
“OBRM-PDUKM në Kuvend e realizoi njërën nga marrëveshjet e koalicionit me BDI duke themeluar një organ për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve. E njëjta OBRM-PDUKM që premtoi shfuqizimin e balancuesit, duke zbatuar marrëveshjen me BDI-në, e ngriti në një nivel më të lartë, në atë të Kuvendit”.