Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: Ligji për Prokurorinë Publike është mundësia e fundit për VMRO-DPMNE-në

Shkup, 27 janar, zhurnal.mk – Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë ta mbajë vendin peng, që sipas tyre, e bën VMRO-DPMNE-ja me Ligjin për Prokurorinë Publike.

Sipas LSDM-së, të gjitha kapacitetet demokratike në vend dhe aleatët strategjik ndërkombëtar e mbështesin vendimin ligjor për Prokurorinë Publike.

“Ligji për Prokurorinë Publike është shansi i fundit i VMRO-DPMNE-së të tregojë nëse me të vërtetë është për BE-në dhe për qeverisjen joselektive të drejtësisë. Ai shans i fundit është nesër, kur fillon debati kuvendor publik për Ligjin kur VMRO-DPMNE ka mundësi të tregojë se me të vërtetë kujdeset për qeverisjen e së drejtës, për prokurorë profesional, efikas dhe të pavarur dhe për procesim të të gjitha veprave penale të lidhura me korrupsionin e lartë”, thonë nga LSDM.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...