Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Me rritjen e numrit të të infektuarve të rinj me coronavirus mund të ballafaqohemi vetëm me respektimin e rrept të masave për mbrojtje të shëndetit personal dhe publik – mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe dezinfektim të rregullt. Mbrojtja e shëndetit publik është prioritet i larë. Nga respektimi i masave për mbrojtje personale dhe protokolet shëndetësore varet nëse do të vendosen restrikcione shtesë, thonë sot përmes një kumtese me shkrim nga LSDM, transmeton Zhurnal.
Sipas partisë, në gjendjen serioze me trendin e rritjes së të infektuarve, nuk ka tolerancë për shkelësit e masave, as tolerancë për ata që me vetëdije përmes shkeljeve të protokoleve dhe masave, shkaktojnë përhapjen e coronavirusit.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM, në kërkesë të këshillit inspektues miratoi ndryshim në ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundje ngjitëse, me të cilët shërbimet inspektuese marrin autorizime më të mëdha për ballafaqimin me shkelësit e kovid protokolleve. Nëse inspektorët vërtetojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, do të kenë autorizim në vendngjarje të shqiptojnë ndales të përkohshme të kryerjes së veprimtarisë nga 10 deri më 30 ditë të subjekteve juridike”, thonë mes tjerash nga LSDM.