Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Me Nikollov si Kryetar, vazhdojnë politikat e sukesshme për zhvillimin e Komunës së Shtipit

Shkup, 23 nëntor, zhurnal.mk – LSDM përmes një kumtese me shkrim thonë se Doktor Sashko Nikollov është pasqyrë e ofertës së ndershme të LSDM-së për këto zgjedhje të hershme lokale në Komunën e Shtipit, transmeton Zhurnal.

Nga kjo parti thonë se gjatë viteve të kaluara Nikollov është profiluar si kardiolog i ri dhe kualitativ, themelues i repartit për intervenim kardiologjik në Shtip.

“Nuk ka dyshime se ashtu do të vazhdojë edhe si kryetarë, me përkushtim të punojë në interes të Shtipit dhe qytetarëve të saj. Në fokusin e programit të Nikollov është infrastrukturata, ndërkohë edhe sigurimi i ambientit të pastër, përkujdesje për gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, kushte më të mira për nxënësit nëpër shkolla, si dhe përkujdesje për qytetarët më të moshuar, pensionistët”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Postime të ngjashme

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...