Shkup, 28 gusht – Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se revolta e mësuesve është e madhe nga pushteti i OBRM-PDUKM-së. Nga LSDM thonë se mësimdhënësit nuk do ta marrin rritjen e pritshme të pagave prej 12% në shtator.
“OBRM-PDUKM e ka thyer premtimin për përmirësimin e arsimit. Të gjithë e dinë se nuk ka arsim cilësor pa investim në kuadrin arsimor. Investimi te mësuesit është një investim për të ardhmen e fëmijëve tanë, por edhe të gjithë vendit. Por Mickoski dhe Janevska nuk e kanë konceptin e arsimit dhe as synojnë rritjen e pagave të mësimdhënësve. Përsëri, OBRM-PDUKM i sheh të gjithë punëtorët si fuqi punëtore të lirë. Qeveria e LSDM-së i rriti pagat gjatë krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike”.