Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: Mickoski është i dëshpëruar që ta shpëtojë kolltukun e partisë

Shkup, 17 shtator – Sot, opinioni dëshmoi një përpjekje tjetër të dëshpëruar të Hristijan Mickoskit përmes të ashtuquajturës protestë për ta shpëtuar kolltukun në Oborrin e bardhë.

Qytetarët kanë lexuar prej kohësh qëndrimin hipokrit të Mickoskit dhe kjo është arsyeja pse ka më pak njerëz në protestat që ai organizon dhe siç mund ta shihni, ka më pak vetura.

Qytetarët e dinë shumë mirë se ishin Mickoski dhe VMRO-DPMNE që rritën çmimin e energjisë elektrike për 100 dhe hoqën tarifën e lirë.

Kjo tregohet nga të dhënat zyrtare për çmimin e një kilovat të energjisë elektrike, e cila, në vitin 2006, viti kur VMRO-DPMNE mori pushtetin ishte 2.62 denarë për një kilovat orë në tarifën e shtrenjtë dhe 1.31 denarë për kilovat orë në tarifën e lirë. Në vitin 2017, kur VMRO-DPMNE shkoi në opozitë, çmimi për kilovat orë është 5.54 denarë dhe nuk ka tarifë të lirë.

Me ardhjen e LSDM-së, me punë të përgjegjshme, një familja mesatare maqedonase ka fatura më të vogla, gjegjësisht kursen mbi 300 denarë në muaj vetëm duke kthyer tarifën e lirë.

Këto janë fakte nga të cilat nuk mund të shpëtojnë të dëshpëruarit Mickoski dhe Igor Janushev, të cilët dinë vetëm të mbrojnë krimin dhe të përhapin lajme të rreme. Në vend që të shpërndahet me kualifikime dhe të kërkojë dorëheqje nga institucionet e pavarura, Janushev duhet të përballet me çështjen kundër tij kur ka dyshime të arsyeshme se ai si drejtor i NQP Shkup duke abuzuar me pozitën e tij zyrtare dëmtoi Buxhetin për 5 milionë euro.

Do të ketë drejtësi për të gjithë, kjo është frika më e madhe edhe e Janushevit edhe e Mickoski tdhe ithtarëve të tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...