Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Mickoski është përgjegjësi direkt për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 100% gjatë qeverisjes së VMRO-së

Shkup, 9 shtator, zhurnal.mk – Mickoski ka përgjegjësi direkte që çmimi i energjisë elektrike u rrit për 100 për qind gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM.

“Rritje e çmimit të energjisë elektrike për 100 për qind, heqje e tarifës së lirë të energjisë elektrike, varësia e shtetit nga importi i energjisë elektrike janë arritjet e Hristijan Mickoskit si drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV/ELEM) dhe këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit”, potencojnë nga LSDM.

Hristijan Mickoski si drejtori më i paaftë i EMV-së, siç potencojnë nga LSDM, ka udhëhequr politikë më të keqe energjetike dhe në vend të qytetarëve ka menduar vetëm në bizneset e tij me hidrocentralet, të cilat i ka marrë nga qeveria në të cilën ishte këshilltar dhe të cilët kanë profituar pothuajse një milion euro.

“Për atë e rrejshme është brenga e tij për çmimin e energjisë elektrike dhe për atë është e pafytyrë protesta e tij sot me qëllimin e vetëm – ta mbrojë karrigen e tij në kështjellën e bardhë”, thonë nga LSDM.

Prej atje shtojnë se për dallim të sjelljes së papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, tani EMV nuk blen energji elektrike, por shet energji në tregjet evropiane dhe për dy vjet e gjysmë ka shitur energji elektrike në vlerë prej 40 milion euro.

“Kjo kompani tani ka fitim prej 80 milion euro, për dallim ngsa humbjet në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Qytetarët sot shfrytëzojnë tarifë ditore të lirë të energjisë elektrike, të njëjtën që Mickoski e hoqi dhe në vendosjen e sërishme të së cilës, VMRO-DPMNE fuqishëm është kundërshtuar potencojnë nga LSDM.

Tregu i energjisë elektrike sipas LSDM-së sot është liberalizuar për të gjithë konsumatorët, duke i përfshirë edhe amvisëritë dhe përmes modelit të furnizuesit universal mbrohen qytetarët e shokut çmimor të tregut.

Njëherit nga LSDM-ja konsiderojnë se Mickoski tregoi se nuk ka aftësi për asgjë përveç për mbrojtje të krimit dhe realizimit të interesave personale të biznesit.

Postime të ngjashme

Masa lehtësuese nga 27 prilli në Maqedoni

N E

Faton Ameti: Bashkëpunimi me MSHA në funksion të rregullimit të profileve deficitare

R Zh

Filipçe takohet me kreun e BFI-së, ja çka u morën vesh

R Zh

Ilire Dauti: Kuvendi bllokohet sepse shumica nuk ka numra, jo nga opozita

R Zh

Analizë / Hartë e re për Ballkanin, Maqedonia do të shndërrohej në teatrin më të përgjakshëm të tragjedisë së re të njohur si “ZGJIDHJA”!

R Zh

LSDM: Apasiev është luftëtar i rrejshëm për të drejtat e punëtorëve

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...