Shkup, 23 shkurt – Pasi i pranoi të gjitha bizneset kriminele të VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga mentorët e tij, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, Hristijan Mickoski t’u bëjë thirrje në ballafaqim me përgjegjësinë të gjithë në pallatin e bardhë, kundër të cilëve po udhëhiqen lëndë gjyqësore, kështu i përgjigjen akuzave të opozitares VMRO-DPMNE, nga partia e kryeministrit Zoran Zaev pas arratisjes së ish shefit të shërbimit sekeret Sasho Mijallkov, përcjell Zhurnal.mk
“Tre vite të plota, Mickoski është në mbrojtje të krimit, punon kundër drejtësisë, kundër epilogut gjyqësor të lëndëve të PSP-së, ku janë edhe Gruevski dhe Mijallkov, por edhe të Milloshoskit dhe Orce Kamçevit dhe shumë të tjerëve. VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickovski janë simboli i krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë. Qytetarët këtë shumë mirë e dinë. Siç edhe deri tani që nuk arritën sukses në qëllimin e tyre, nuk do të arrijnë as tash, përgjegjësi do të ketë për të gjithë deri te e fundit”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së. (Zhurnal.mk)