LSDM: Në “Fejsbuk” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme

nga D V

Shkup, 15 janar – Një profil i rremë i kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, është krijuar në rrjetin social “Fejsbuk”, njoftojnë nga partia, duke paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e postimeve.

Nga LSDM-ja theksojnë se janë keqpërdorur emri, të dhënat dhe fotografitë e Filipçes.

“Nga i njëjti profil i rremë përhapen përmbajtje të papërshtatshme dhe të rreme, thirje për libreza anëtarësimi, thirje për sigurim të shpikur shëndetësor, ndërsa qytetarët drejtohen në mesazhe private. U bëjmë thirrje qytetarëve dhe anëtarëve që të mos bien pre e postimeve dhe të mos ndajnë asnjë të dhënë persona, që mund t’ju keqpërdoren nga mashtruesit që e kanë krijuar”, theksojnë nga partia.

Siç theksojnë, dallimi në mes të profilit zyrtar të kryetarit të LSDM-së dhe atij të rrejshëm mund të dallohet më lehtë përmes distinktivit të kaltër për verifikim.  Ai ekziston vetëm në profilin e vërtetë të Filipçes.

Profili i rremë tashmë është raportuar, nga LSDM presin reagim të shpejtë për fshirjen e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More