Maqedoni TOP LAJM

LSDM: Në vend që të ndihmojnë, Mickoski dhe VMRO-DPMNE punojnë kundër sistemit shëndetësor

Zhurnal Ads

Shkup, 5 nëntor – Zhurnal.mk – Sot nga partia në pushtet LSDM, kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe Hristijan Mickoskin se po aktrojnë kinse po brengosen për shëndetin e qytetarëve dhe e keqpërdorin situatën serioze shëndetësore për qëllime dhe pikë ditore politike, informon Zhurnal.

NGa LSDM thonë se VMRO nga fillimi i krizës ka vepruar në mënyrë jokonstruktive, me obstruksione dhe kritika kundër atyre të cilët po luftojnë kundër armikut të padukshëm.

“Të vetëdijshëm se Ministria e Shëndetësisë mirë po menaxhon krizën, në vend se të ndihmojnë, Mickoski dhe VMRO-DPMNE bëjnë gjithçka që të pengojnë”, thonë nga LSDM.

Ata akuzojnë se po të mos bllokonte kuadri i VMRO-së huamarjen nga Banka Botërore, sot shteti do të kishte të pajisura 16 spitale të reja për Covid, informon Zhurnal.

“VMRO-DPMNE në Kuvend po e pengonte dhe ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, duke kushtëzuar me formimin e ndonjë komisioni paralel për sëmundje ngjitëse.

Derisa të gjithë janë të përkushtuar në luftën kundër pandemisë, VMRO-DPMNE përmes mjekut të tyre Vello MArkovski me lajme të rreme se korona virusi nuk është i rrezikshëm, i sabotoi masat për mbrojtje të shëndetit publik dhe i shqetësoi qytetarët”, thonë nga LSDM.

Ata akuzojnë se vet Mickoski ishte ai që nuk respektonte masat nga korona virusi dhe shkonte në fitnes qendra dhe kafene kur e njejta ishte e ndaluar ndërsa siç thonë, tani organizon tubime vetëm e vetëm për të mbrojtur ulësen e vet në pallatën e pardhë.

“VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski nuk dinë asgjë përpos destruktivitet dhe veprime në kundërshtim të interesave dhe shëndetit të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Spasovski: Mosmbajtja e maskës jo-obligative vetëm për sportistët profesionistë

T E

Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave sot do të rishikoj planin e Ministrisë së Shëndetësisë

XH,I

Qytetarët e Maqedonisë kanë shpenzuar 69,4 milion euro në internet në gjashtë muajt e parë të vitit

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...