Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: Pagat e mjekëve dhe motrave medicinale do të rriten nga 10 deri në 25%

Shkup, 12 tetor – Zhurnal.mk – Pas akordit të arritur dje për rritjen e pagave në shëndetësi duke filluar nga shkurti i vitit të ardhshëm, sot vjen dhe njoftimi i LSDM-së përmes një komunikate për media, njofton Zhurnal.

Nga LSDM këtë e vlerësojnë si një rritje rekord të pagave me të cilën siç thonë, kthehet dinjiteti i të punësuarve në shëndetësi.

Pas kësaj arritje, pagat e specialistëve do të rriten për 25%, ndërsa për motrat medicinale për 10%.

“Së bashku me të gjitha rritjet nga 2018ta e këtej, pagën e mjekut specialist e rritëm për 40%, ndërsa të motrave medicinale mes 20 dhe 23 %”, thonë nga LSDM dhe shtojnë se paga e një mjeku specialist apo specialist i thjeshtë, në Qendrën klinike të klinikave kirurgjike dhe të klinikave interne, me rritjen e re do të arrijë, ndërsa për dikë do të tejkalohet 100.000 denarë.

Mesatarja e pagave të mjekëve specialistë në spitalet e përgjithshme do të jetë diku mes 85.000 dhe 88.000 denarë, dhe së bashku me ndrimet e natës ka gjasa të arrihet deri në 100.000 denarë.

Nga LSDM shtojnë se gjatë vitit të ardhshëm do të diskutohet për rritje të pagave për personelin teknik të spitalit dhe administratën që punon në shëndetësi./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...