Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: Për 2,5 vite, pagat në arsim i kemi rritur për mbi 2000 denarë

Shkup, 11 nëntor – Zhurnal.mk – Në komunikatën e sotme për media, nga partia në pushtet LSDM kanë potencuar se së fundmi, qeveria e udhëhequr nga partia e tyre ka arritur të rritë pagat në arsim për mbi 2000 denarë, në afat kohor prej dy vite e gjysmë, njofton Zhurnal.

Siç thuhet në kumtesë, LSDM në vazhdimësi po dëshmon se po kujdeset për të gjithë qytetarët përmes realizimit të masave që sigurojnë rritje të pagave në të gjitha sektoret.

“Edhe një vërtetim për këtë është rritja e fundit e pagave të të punësuarve në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 % duke filluar nga janari i 2020tës. Kjo është rritja e tretë e pagave të kuadrit arsimor, pasi më parë dy vite me radhë pagat u rritën për 5%. Gjithsej, mësuesit për një mandat jo të plotë të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM, kanë fituar paga më të mëdha prej 20%”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM tregojnë se nga maji i 2017tës deri në gusht të këtij viti, paga mesatare në asrim është rritur për 2100 denarë.

Ata shtojnë se për dallim nga VMRO-DPMNE-ja, partia e tyre vazhdon të punojë në drejtim të përmirësimit të procesit arsimor.

“Për dallim nga VMRO-DPMNE, LSDM vazhdon të punojë në drejtim të përmirësimit të procesit arsimor duke përfshirë dhe përmes vendosjes së dinjitetit të profesionit arsimor në nivel më të lartë, vlerësimit e punës dhe motivim më të madh të mësuesve”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...