Shkup, 21 janar – VMRO-DPMNE e udhëhequr nga humbësi Hristian Mickoski ka problem çdoherë kur paratë përfundojnë tek qytetarët, kështu është edhe tnai kur mbi 320.000 pensionistë marrin pensione më të larta përmes harmonizimit ligjor të pensioneve, thuhet në komunikatën e LSDM-sw për media, përcjell Zhurnal.mk
“VMRO-DPMNE e pa ide, gënjen se pensionet janë zvogëluar. Përkundrazi, jo vetëm tre vite derisa LSDM e kryeson Qeverinë, pensionet mesatarisht janë rritur për mbi 1.800 denarë. Shqetësimi hipokrit nuk është asgjë e re në pallatin e bardhë, kjo parti derisa ishte në pushtet me vite merrte nga pensionistët, pensionet i harmonizonte jashtë ligjit dhe para zgjedhjeve, ndërsa si opozitë me të gjitha fuqitë e kundërshtonte rritjen prej 722 denarë në muaj të pensioneve në vitin 2020. Për dallim nga raporti i tillë i VMRO-DPMNE-së, Qeveria e kryesuar nga LSDM tregon kujdes të vërtetë për pensionistët. Edhe në kohë të krizës botërore shëndetësore dhe ekonomike, as nuk shkurtohen, as nuk ngrihen, përkundrazi, ato rriten në pajtim me ligjin”, thonë nga LSDM.
Nga kjo parti i bëjnë thirrje opozitares VMRO-DPMNE që në vend se të përhapë lajme të rrejshme dhe dezinformata, VMRO-DPMNE mund të mësojë se çka do të thotë punë e përgjegjshme dhe kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët. (Zhurnal.mk)