Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

LSDM po e ndryshon emrin, por çfarë pati deklaruar Kostadinov për Zhurnal para dy viteve?

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje njoftoi se së shpejti do të ndryshohet emri i partisë. Ai shprehet se deri tani emri i partisë ende nuk është ndryshuar përshkak pandemisë që u shkaktua nga Covid, informon Zhurnal.

“Pasi filloi pandemia deri tani kemi mbajtur vetëm një kongres online”, thotë Zaev.

Ai paralajmëron se në kongresin e ardhshëm të partisë, i cili rrallë thirret, do të ndryshohet dhe emri i partisë.

“Besoj se në periudhën para nesh, do të veprojmë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës”, thotë Zaev.

Por, çfarë parti deklaruar zëdhënësi i kësaj partie para dy viteve kur Zhurnal i kërkoi përgjigje nëse do të ndryshohet emri i partisë?

Kostadin Kostadinov në një përgjigje për Zhurnal u pati shprehur se emri i partisë nuk do të ndryshojë, gjegjësisht nuk janë të detyruar ta ndryshojnë.

“Jo, nuk do të thotë se do të ketë ndryshim të emrit të partisë. Marrëveshja është e qartë”, ishte përgjigjur Kostadinov për Zhurnal.

Por si duket marrëveshja paska qenë që gjithkund ku figuron Maqedoni, të shkruhet Maqedoni e Veriut.

Kështu, “viktimë” në këtë rast bëhet edhe vet partia LSDM.

Në LSDM po shqyrtohen disa propozime për emrin e ri por nga atje nuk preferojnë të ndryshojnë shkurtesat, gjegjësisht përsëri të ngelet “SDSM”, por kuptimi të jetë ndryshime.

Një nga opsionet është që emri i ri i partisë të jetë Social Demokratët nga Maqedonia e Veriut (Социјалдемократи од Северна Македонија – СДСМ) që në shqip do të vjen SDMV.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...