Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Politikat ekonomike po japin rezultate pozitive edhe gjatë pandemisë

Shkup, 22 janar – Politikat e suksesshme ekonomike të krijuara dhe zbatuara nga LSDM-ja japin rezultate pozitive edhe gjatë krizës më të rëndë globale shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, thuhet në komunikatën me shkrim të LSDM-së në pushtet, transmeton Zhurnal.mk

“Paga mesatare në vend në bazë vjetore u rrit për 7 për qind, pra 1800 denarë, tregojnë të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas të njëjtit burim, paga mesatare në nëntor të vitit 2019 ishte 25,787 denarë, dhe në të njëjtin muaj në vitin 2020 ajo u rrit në 27,588 denarë. LSDM-ja si një parti e përgjegjshme është e përkushtuar për një standard më të mirë jetese për qytetarët, duke krijuar kushte për rifillimin e ekonomisë dhe madje edhe rritje më të shpejtë të pagave”, thuhet në komunikatë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Ali Ahmeti për herë të parë në Meçkin Kamen

R Zh

Edhe 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuha shqipe ende nuk gjen zbatim të plotë

R Zh

“Nuk ka dhe nuk duhet të ketë alternativë tjetër pos BE-së”

Z H

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...