Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: Prioritet për LSDM-në në mandatin e ardhshëm është luftimi i krimit dhe korrupsionit

Shkup, 6 gusht – Zhurnal.mk – Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, njoftojnë se po udhëheqin bisedime serioze për formim të Qeverisë për një mandat të plotë katër vjeçar, e mbështetur nga një shumicë stabile në PArlament.

Prioriteti kryesor i kësaj shumice parlamentare siç thonë nga LSDM, do të jenë lufta me krimin dhe korrupsionin në gjitha nivelet, informon Zhurnal.

“Detyra e Qeverisë së re është të sigurojë rend dhe disiplinë në të gjitha institucionet dhe të pastrohet me krimin dhe korrupsionin në gjitha nivelet, pa dallim nëse dikush vjen nga partia, nga komuna, nga institucioni, nëse është ekspert, funksionar, i njohur apo jo i njohur.

Së bashku do të dakordohemi për një sistem për kontrollimin e burimit të parave dhe kapitalit të çdo funksionari. Për udhëheqësit tek të cilët vërtetohet punë jo e ndershme, vijojnë sanksione. Ata që në emër të qytetarëve udhëheqin institucione, duhet të jenë transparent dhe të ndershëm, dhe për këtë do të sjellim obligim ligjor për publikim të të gjitha harxhimeve zyrtare të të gjithë funksionarëve në pushtetin eksekutiv, lokal dhe pushtetit gjyqësor”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti shprehen se korrupsioni është armiku i qytetarëve dhe institucioneve dhe për këtë qytetarët më 15 korrik i dhanë mandat për të luftuar me krimin dhe korrupsionin.

“Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të dëshmojmë se mundemi edhe më shumë edhe më mirë të punojmë në interes të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së.////Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...