Shkup, 29 dhjetor – Zhurnal.mk – LSDM përmes një komunikate për media është lavdëruar se në tre vitet e fundit kanë ndërtuar sipas planit. Sipas tyre, edhe tani me aksionin 21 planifikojnë që investimet në zhvillimin e infrastrukturës të jetë një nga dhjetë prioritetet, e e njejta të quhet “Europa në shtëpi”, informon Zhurnal.
Në buxhetin për vitin 2021 të Ministrisë për Transport dhe lidhje, i cili sipas LSDM-së është zhvillimor, siç thonë, një pjesë e madhe e mjeteve projektuese apo 83% janë dedikuar për projekte kapitale.
“Buxheti do të sigurojë nivel të lartë të realizimit të investimeve kapitale në pjesën e gazifikimit, infrastrukturës hekurudhore dhe komunale, njëkohësisht edhe për ndërtimin e banesave sociale”, thonë nga LSDM.
Ata planifikojnë që si projekt kapital të ndërtojnë hekurudhën e koridorit të tetë, hekurdhën drejt Bullgarisë në fazën e dytë dhe të tretë në vlerë prej 600 milion euro.
LSDM premton se janë ndarë 937 milion denarë për rekonstruim të kanalizimit dhe ujësjellësit në komuna, ndërsa vitin e ardhshëm 615 milion denarë janë siguruar për ndërtim dhe sanim të rrugëve lokale dhe rrugëve në komuna.
Realizimi i projekteve kapitale do të jetë prioritet për LSDM-në. Ata thonë se do të formohet trup ndër-resor, nën koordinim të ministrit të financave, për mbikqyrje të proceseve.//Zhurnal.mk