LSDM: Prokuroria të hetojë tenderët e ministrit Stefan Andonovski

nga D. V.

Shkup, 13 mars – Partia opozitare maqedonase kërkon që Prouroria Publike të veprojë në rastin me ministrin e Transformimit Digjital Stefan Andonovski, për të cilin thonë se ka kurdisur tenderë në ministrinë e tij.

Nga LSDM thonë se hapi i parë i KSHPK-së pasi hapën rast për këtë është në drejtimin e duhur, ndërsa tani kërkojnë që të përfshihet edhe Prokuroria Publike.

“Provat janë të qarta: kompania e bashkëshortit të Klinçarovës, i cili është sekretar shtetëror në ministrinë e Andonovskit, ka fituar dy tenderë dhe ministri Andonovski është nënshkrues i kontratave. Ky është një rast i qartë i konfliktit të interesit dhe një dyshim i bazuar për korrupsion. Prokuroria Publike duhet të hapë një hetim sot.

“Rrjetet e tenderëve të OBRM-PDUKM-së duhet të ekspozohen dhe përgjegjësit të sanksionohen. LSDM nuk do të lejojë që kjo aferë të mbulohet – çdo aktor i këtij rrjeti kriminal duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit!”, thonë nga LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More