Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Qeveria e kryesuar nga LSDM është e përkushtuar në tejkalimin e pasojave nga kriza

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, sot përmes një komunikate për media, kanë bërë të ditur se Qeveria e udhëhequr nga partia e tyre, është e përkushtuar fuqishimisht në zbatimin e masave që synojnë tejkalimin e shpejtë të pasojave ekonomike nga kriza me pandeminë e Covid.

Sipas partisë së LSDM-së, së shpejti do të fillojë realizimi i paketës së katërt të masave ekonomike për qytetarët, punëtorët dhe ndërmarjet.

“Që në ditët e para të mandatit të ri, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja është e përkushtuar fuqimisht për krijimin dhe zbatimin e masave dhe politikave që synojnë tejkalimin e shpejtë të pasojave ekonomike të krizës nga korona.

Do të fillojë së shpejti realizimi i paketës së katërt të masave ekonomike që do të ndihmojnë qytetarët, punëtorët dhe ndërmarrjet”, thuhet në komunikatë.

Në krahasim me paketet tjera ndihmëse, këtë radhë të holla do të ketë edhe për pensionistët të cilët marin pension më të vogël se 15 mijë denarë.

“Për të stimuluar konsumin privat dhe për të rritur fuqinë blerëse, karta pagesore do të lëshohen gjithashtu për pensionistët me pensione deri në 15.000, për punëkërkues pasivë dhe për prindër të vetëm”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM bëjnë të ditur se janë marë masa stimuluese për kthimin në punë të atyre që u pushuan nga puna gjatë kësaj periudhe.

Në mandatin e ri, siç njoftojnë nga atje, pason ndërtimi i një ekonomie të re zhvillimore dhe e gatshme t’i përgjigjet të gjitha sfidave.

“Janë marrë masa stimuluese për kthimin në punë të atyre që u pushuan nga puna gjatë krizës dhe mbështetja për kompanitë vazhdon me qëllim që të kursejnë vendet e punës.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka arritur të zbusë goditjet fillestare në ekonomi përmes masave dhe politikave në kohë dhe efektive. Në mandatin e ri, pason ndërtimi i një ekonomie të re, zhvillimore e vendit e gatshme t’i përgjigjet të gjitha sfidave dhe të sigurojë një shans për të gjithë”, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Xhaferi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

Z H

Qeveria synon ta privatizojë Postën e Maqedonisë

E.E.

Priten vaksinat e para “Fajzer” nga Serbia dhe terminet për dorëzim nga KOVAKS

D J

Zaev: Futbolli është lojë, fqinjësia e mirë duhet të ruhet

T E

Banorët e Çairit dhe Butelit të cilët aplikuan për inverterë, do t’i dorëzojnë stufat e vjetra

E.E.

Rriten çmimet e derivateve

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...