Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja ndërton rend, drejtësi dhe disiplinë

Zhurnal Ads

Shkup, 21 shtator, zhurnal.mk – Partia më e madhe në pushtet, LSDM përmes një kumtese me shkrim thonë se rendi, drejtësia dhe disiplina, ndërtimi i një shteti të fortë dhe të pavarur juridik dhe sundimi joselektiv i ligjit janë prioritetet kryesore të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja në mandatin e ri.

“LSDM-ja është e angazhuar për ndërtimin e një shoqërie ku sundon liria, barazia dhe drejtësia, një shoqëri në të cilën qytetarët ndjehen të sigurt dhe u besojnë institucioneve, angazhohet për një shtet me tolerancë zero për korrupsionin dhe krimin, ku të gjithë që shkelin ligjin mbajnë përgjegjësi. Qytetarët kërkojnë dhe presin rregull dhe drejtësi joselektive, barazi para ligjit. Kjo është arsyeja pse, në ditët e para të mandatit të saj, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka treguar se është e përkushtuar për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit”, thonë nga kjo parti.

Nga LSDM mes tjerash thonë se prishja e ndërtesës ilegale afër qendrës Mavrovasja, pas vendimit të marrë në seancën e parë të Qeverisë, vetëm konfirmon se LSDM-ja i shndërron në realitet zotimet e dhëna para qytetarëve.

“Ministria e Punëve të Brendshme, me aksione të saj të vazhdueshme, tregon se ka zero tolerancë për sjelljen në kundërshtim me rregullat dhe dispozitat, tregon se rendi dhe ligji zbatohen për të gjithë dhe kudo në mënyrë të barabartë. Angazhimi i fortë i qeverisë për rendin, drejtësinë dhe disiplinën reflektohet në emërimin e një nënkryetari të Qeverisë të ngarkuar me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, i cili do të koordinojë të gjitha institucionet për të maksimizuar kapacitetet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE: Sistemi shëndetësor është në kolaps dhe jashtë kontrollit

E.E.

Drejtori i Agjencisë për Мbrojtjen e të Dhënave Personale, Aliu takon ministrat Mariçiq dhe Spasovski

T E

Kërkohet zgjidhje për raportet Shkup-Sofje, Osmani: Tejkalimi i dallimeve përmes komunikimit

E.E.

Mitsotakis: Ekziston marrëveshje mes vendeve evropiane që mos ketë karantinë të dytë

T E

Qeveria sot diskuton për masat e reja të propozuara nga KSI

E.E.

Mirçeski rizgjidhet drejtor i SHPPP

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...