Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Raporti i progresit është motiv për Qeverinë

Shkup, 9 tetor, zhurnal.mk – Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për kedia thotë se raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili shënoi përparim në sferën e gjyqësorit, zgjedhje dhe luftën kundër korrupsionit, është dëshmi për përkushtimin dhe konfirmim për politikat e suksesshme të Qeverisë së tyre.

Nga kjo parti thonë se raporti është motiv shtesë për shumicën parlamentare, Qeverinë dhe të gjitha institucionet, që të punojnë edhe më shumë me përkushtim në reformat të cilat sigurojnë sistem gjyqësor të fuqishëm, efikas dhe të pavarur.

“Komisioni Evropian në Raport qartë thekson se me Ligjin e ri për Prokurori Publike, të miratuar në shkurt të vitit 2020 sigurohet bazë për sistem profesional dhe të paanshëm, i cili është rezistent ndaj presionit politik dhe presionit tjetër, por edhe se do të varet shumë nga zbatimi i tij adekuat. Raporti më tutje thekson se si rezultat i reformave në vitet e kaluara Maqedonia e Veriut vendosi mekanizma për sigurimin e gjyqësorit të pavarur dhe me përgjegjësi dhe se duhet të sigurohet përdorim i tyre vendimtar dhe i qëndrueshëm para se të parashihen ndryshime të mëtutjeshme në këtë sferë”, thonë nga LSDM.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...