Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Regjistrimi do të mbahet në pranverë, VMRO-DPMNE-ja i manipulon qytetarët

Shkup, 25 janar – Regjistrimi i popullatës, i cili do të mbahet në pranverë për herë të parë pas 19 viteve, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë dhe për krijimin e politikave dhe strategjive shtetërore, ekonomike, shëndetësore, arsimore, kulturore, thelbësore për përparimin e vendit, theksojnë në një komunikatë me shkrim nga LSDM-ja e Zoran Zaevit, përcjell Zhurnal.mk

“Ligji për Regjistrimin, i miratuar nga Kuvendi, garanton mirëmbajtjen e këtij operacioni të rëndësishëm statistikor sipas standardeve ndërkombëtare, sipas standardeve të Eurostat. Sjellja shkatërruese e VMRO-DPMNE-së në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve dhe thirrjes së qytetarëve për të bojkotuar regjistrimin është një sjellje jashtëzakonisht anti-shtetërore. VMRO-DPMNE-ja po i manipulon qytetarët dhe i inkurajon ata të mos përfillin ligjet, edhe pse e di se ata që nuk duan të regjistrohen ndëshkohen. Opozita nuk duhet të partizanizojë regjistrimin dhe nuk duhet të përfshijë qytetarët për pikat e tyre partiake, sepse është e qartë për të gjithë se sa i rëndësishëm është ky operacion statistikor dhe sa e madhe është detyra e të gjithë qytetarëve për të investuar në zbatimin e tij. Destruksionet e VMRO-DPMNE-së janë mposhtur përsëri, përpjekjet e tyre për të lënë vendin pa një operacion të rëndësishëm statistikor kanë dështuar, këtë pranverë do të ketë një regjistrim”, thuhet mes tjeradh në komunikatë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...