Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Regjistrimi është operacion statistikor, do të sigurojë të dhëna relevante

Shkup, 28 janar –  Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është shtet i përqindjeve siç pohon VMRO-DPMNE, por një shtet i qytetarëve të barabartë, kështu I është përgjigjur partia e kryeministrit Zoran Zaev, akuzave të opozitares VMRO-DPMNE për një marrëveshje me partnerin shqiptare të koalicionit rreth përqindjes së rezultatit nga Regjistri  prillit, informon Zhurnak.mk

“Regjistrimi, i cili do të zhvillohet në pranverë, është një operacion kyç statistikor, i cili, pas gati dy dekadash në vend, do të mbledhë të dhëna relevante për planifikimin e zhvillimit të mëtejshëm socio-ekonomik. Publiku është dëshmitar që, si gjithmonë, kur ndodhin gjëra kryesore në vend, VMRO-DPMNE është kundër përparimit të këtij vendi dhe tani e konfirmon këtë me përpjekjet për të politizuar regjistrimin, për agjendat e tij partiake. Njoftimet për mbledhjen e nënshkrimeve kundër regjistrimit tregojnë qëndrimin e pandershëm të VMRO-DPMNE-së ndaj qytetarëve, sepse vetëm me nënshkrime nuk e nxjerr ligjin nga forca, por duhet një ligj i ri. Ndërsa projektligj i ri mund të paraqet çdo deputet në duke përfshirë edhe ata nga VMRO-DPMNE. Nga ana tjetër, me thirrjet për bojkot të regjistrimit, opozita inkurajon qytetarët të thyejnë ligjet. VMRO-DPMNE, Mickoski dhe shefi i tij Gruevski nuk duan që ky vend të ketë sukses, dhe sa ata janë në aftë të organizojnë regjistrim, treguan në vitin 2011 me një përpjekje të dështuar të regjistrimit. Politikat e tyre shkatërruese do të mposhten edhe një herë. Këtë pranverë, pas 19 vjetësh, Maqedonia e Veriut do të kryejë regjistrim sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe kritereve të Eurostat, sepse është në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Era e fuqishme rrëzon drunjtë dhe dëmton vetura në Shkup (Foto)

R Zh

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...