Shkup, 29 tetor, zhurnal.mk – Sjellja e papërgjegjshme e VMRO-DPMNE-së ka penguar pajisjen e spitaleve, e ka penguar edhe vendosjen e masave të reja për mbrotje nga coronavirusit, akuzuan sot nga LSDM, transmeton Zhurnal.
“Opozitarja VMRO-DPMNE nga fillimi i pandemisë me coronavirusin po aktron se po kujdeset për shëndetin e qytetarëve, po sillet në mënyrë jokonstruktive, po bën obstruksione dhe po i kritikon dhe pengon gjitha përpjekjet për ballafaqimin me krizën më të madhe shëndetësore dhe ekonomike që e kaploi gjithë botën. Nëse VMRO-DPMNE e kishte me rëndësi shëndetin e qytetarëve, nuk do ta pengonte me javë sjelljen e masave të reja për prevenimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës. Me stërzgjatjen e masave, të cilat janë të njejta si në shumë vende tjera, VMRO-DPMNE e rrezikoi shëndetin e gjithë qytetarëve. Nëse Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE e kishin me rëndësi shëdnetin e qytetarëve, nuk do ta pengonin përmes zv/ministres së tyre për financa në qeverinë teknike, huamarrjen nga banka botërore për pajisjen e spitaleve. Të mos ishin bllokadat e tyre, deri më tani spitalet do të ishin më mirë të pajisura për valën e vjeshtës”, thonë nga LSDM.