Agjencia Zhurnal.mk

LSDM sot dorëzon iniciativën për ta vendosur sërish në funksion Kuvendin

Shkup, 23 prill, zhurnal.mk – Deputetët e LSDM-së pritet që sot deri tek Kuvendi ta dorëzojnë iniciativën për vendosje të sërishme në funksion të dhomës ligjvënëse, që është vetë shpërndarë më 16 shkurt, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, të cilat, megjithatë u anuluan për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk u deklarua nëse do të thirr seancë që do të ishte vendosje e sërishme në funksion të Kuvendit të vetë shpërndarë dhe pret ta shohë përmbajtjen e iniciativës, edhe pse paraprakisht tha se Kuvendi nuk mund sërish të mblidhet.

Qëllimi i kësaj iniciative, siç sqaruan dje nga LSDM-ja, është që të konfirmohen dy vendimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski për gjendjen e jashtëzakonshme nga 30 ditë që të pengohet përhapja e koronavirusit në vend, por edhe të vendoset mundësi nëse ka nevojë deputetët sërish të mund të vendosin.

Seancë mund të thirret me 20 nënshkrime të grumbulluara të deputetëve në bazë të nenit 67 të Rregullores për Punë të Parlamentit në të cilën në nenin dy parashihet se “Kryetari i Kuvendit mund të thirr seancë edhe me kërkesë së kryetarit të Republikës, Qeverisë dhe së paku 20 deputetëve”. Sipas nenit 63 paragrafi 4 të Kushtetutës, “mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdohet vetëm në rast të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”.

Në iniciativën e LSDM-së janë nënshkruar rreth 30 deputetë nga LSDM, PRSD, grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe PDSH-së, ndërsa pritet që sot ajo të marrë mbështetje edhe nga Lëvizja Besa.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...