Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Studim i BE konfirmoi se Mickoski është burim i lajmeve të rreme

Zhurnal Ads

Shkup, 5 dhjetor – Profilet e mediave sociale të udhëheqësit të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski dhe mentorit të tij nga Budapesti, si dhe disa media pranë opozitës, janë burime të keqinformimit.

Kjo thuhet në studimin kushtuar hartës së lajmeve të rreme, të përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian me kërkesë të Parlamentit Evropian.

Ky është një tjetër konfirmim, një tjetër demaskim i kuzhinës në Pallatin e Bardhë të falimentuar, në të cilin gatuhen lajme të rreme, trillime dhe dezinformata, në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore, në dëm të qytetarëve.

Vetëm një ditë më parë, gënjeshtrat e VMRO-DPMNE se gjoja disa shtete anëtare të BE janë kundër integrimit të Maqedonisë, u mohuan nga ambasadat e huaja.

E vërteta gjithmonë del në dritë, e vërteta është se VMRO-DPMNE është një parti anti-shtetërore, anti-evropiane, e cila përhap gënjeshtra dhe dezinformata, të cilat dëmtojnë përpjekjet për integrimin euro-atlantik të vendit.

Qytetarët i lexuan gënjeshtrat e tyre shumë kohë më parë, prandaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE do të qëndrojnë në opozitë për një kohë të gjatë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kalfin: Marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit duhet të ndërtohen shumë shpejtë mbi një bazë të re

E.E.

Të veshur si polic, si u plaçkiten 10 mijë euro shqiptarëve në autostradën Nish – Vranjë

T E

Zaev: Për vaksinat kundër Covid-19 janë planifikuar 6.7 milion euro

E.E.

LSDM: Mickoski vepron kundër shëndetit të qytetarëve

E.E.

Kriza nga Covid 19: Jetesa po vështirësohet, të ndihmohemi

T E

Armata do të angazhohet në sigurimin e spitaleve

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...