Maqedoni TOP LAJM

LSDM: Sulmuesit e Kuvendit më 27 prill, Mickoski i quan heronj

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Zhurnal.mk – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar ndaj fjalimit të Hristijan Mickoskit mbrëmë, informon Zhurnal.

Nga LSDM thonë se të gjithë do të përgjigjen para ligjit sepse ekziston drejtësia, ndërsa Mickoski dhe mbështetësit e tij treguan se janë në anën e padrejtësisë dhe krimit.

Nga LSDM e quajnë turp faktin që Mickoski sulmuesit e Kuvendit më 27 prill 2017 i quan heronjë.

Në vijim keni reagimin e plotë të LSDM-së:

“Reagim ndaj fjalimit të Hristijan Mickoskit

Humbësi Mickoski dhe VMRO DPMNE duhet ta dinë se të gjithë do të përgjigjen, drejtësia është këtu!

Hristijan Mickoski dhe mbështetësit e tij të paktë sonte treguan se qëndrojnë fort në anën e padrejtësisë dhe krimit të regjimit.

Në një tentim tjetër të dëshpëruar për të mbajtur kolltukun e tij në Pallatin e bardhë, Mickoski sot në mënyrë të turpshme, dhunuesit e 27 prillit të cilët tentuan të vrisnin deputetë, gazetarë dhe punonjës në Kuvend i paraqesin si heronj. Ai nuk mund ta përmbushë detyrën e vetme që i është dhënë nga Budapesti – t’i shpëtojë kriminelët nga radhët e veta.

Mickoski në mënyrë të dëshpëruar kërcënon gjyqësorin dhe prokurorinë me destruktivitetin. Nuk duhet të habitet sepse është aty ku është, i ndëshkuar nga qytetarët. I vetmuar dhe i izoluar në opozitë, duke pritur udhëzimet nga Budapesti, i rrethuar nga një numër i vogël ndjekësish shumica e të cilëve çdo ditë janë nëpër gjykata.

Humbësi Mickoski duhet ta dijë se nuk do të ketë sukses, të gjithë do të përgjigjen, drejtësia është këtu dhe secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para gjykatave dhe para qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj Mickoskit.

Postime të ngjashme

Karaxhovski: Situata me koronavirusin është kritike, por nën kontroll

T E

Koalicioni ASH-AAA, 11 amendamente për ligjin e arsimit

XH,I

LSDM apel qytetarëve për përgjegjësi dhe respektim të masave

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...