Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Të gjithë qytetarët dhe partitë politike të japin kontribut për regjistrimin

Shkup, 5 shkurt – Ligji për regjistrimin e popullsisë i miratuar nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja garanton zbatimin e këtij operacioni statistikor sipas të gjitha praktikave dhe standardeve ndërkombëtare, nga ana e Entit Shtetëror të Statistikave, e cila ka kapacitet dhe gatishmërinë për të zbatuar regjistrim të suksesshëm pas 19 vjetësh, kështu vlerësojnë nga partia e kryeministrit Zoran Zaev, LSDM, përcjell Zhurnal.mk

“Regjistrimi i realizuar me sukses do të sjellë të dhëna të sakta, të plota mbi strukturën demografike, sociale, arsimore, fetare dhe kombëtare të popullsisë dhe do të sigurojë të dhëna dhe udhëzime përkatëse se si duhet të lëvizë ekonomia, arsimi, politika sociale, mbrojtja e fëmijëve … Me regjistrimin e realizuar me sukses, ne do të hartojmë me saktësi nevojat e rajoneve dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, të cilat do të marrin informacione të duhura dhe të sakta, mbi të cilat do të bazojnë zhvillimin lokal dhe rajonal. Për të kryer këtë operacion të gjerë statistikor, është e nevojshme që secili individ, secila parti politike, të kontribuojë në realizimin e këtij operacioni të rëndësishëm për zhvillimin e vendit”, thuhet në komunikatën me shkrim të LSDM-së. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...