LSDM: Të zbardhet skandali me operacionet

nga Xh M

Shkup, 15 nëntor – LSDM-ja opozitare reagon lidhur me skandalin e pacientëve të cilëve u është kryer intervenim në zemër pa pasur nevojë. Ata kërkojnë që urgjentisht të publikohet raporti i Komisionit që ka konstatuar gjetjet, ndërsa plotësisht të publikohen edhe emrat e mjekëve dhe klinikave të përfshira në këto operacione. Anëtarja e Bordit Drejtues të Partisë, Simona Cvetanovski, kërkon të dorëzohen padi penale kundër autorëve.

“Të publikohen të gjitha klinikat dhe subjektet private të cilat kanë qenë pjesë e procesit. Të publikohen të gjitha emrat komisioneve, mjekëve dhe drejtuesve që kanë miratuar vendime. Publikisht të kumtohet se cilët mjekë kanë dhënë udhëzime se duhet të bëhen. Edhe atë për të gjitha operacionet veç e veç. Menjëherë të dorëzohen padi penale, pa pritje dhe pa anulime. Të aktivizohet Prokuroria dhe Policia Financiare, për shkak të indikacioneve serioze për korrupsion. Është e patolerueshme të dërgohen pacientët dhe të përfitohet ndaj shëndetit të qytetarëve”, tha Sinkron: Simona Cvetanovski, LSDM./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More