LSDM: Toshkovski është i paaftë për funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme

nga Xh M

Shkup, 15 gusht – LSDM në një kumtesë për media thotë se Pançe Toshkovski është një zhgënjim i madh në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme. Nga LSDM thonë se “duke qenë se ai ka më shumë se gjashtë muaj në këtë detyrë, shteti është kthyer në Hotel Promaja dhe kriminelët ikin si të duan”.

“Arratisja e djeshme e Blerim Ramadanit, të kërkuarit me fletarrest ndërkombëtar, është një tjetër në vargun e ngjarjeve që konfirmojnë se MPB-ja e Toshkovskit nuk ka kontroll mbi shtetin. Pyesim si është e mundur të lejohet arratisja e një të burgosuri të kërkuar me urdhër ndërkombëtar? A e la të arratisej apo është krejtësisht i paaftë për të mbrojtur një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht? Po ashtu Toshkovski nuk u përgjigj, si është e mundur që vetëm pak ditë më parë janë arratisur dhjetë të burgosur të tjerë nga Shutka?”

“Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku në mes të ditës është kryer një grabitje në qendër të Shkupit dhe MPB nuk ka informacion nëse e ka gjetur autorin. Kanë ndodhur gjashtë vrasje dhe tentativa për vrasje të pazbardhura, përveç njërës. Për gjashtë muaj, me Toshkovskin në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shteti është kthyer në Perëndim të egër dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. Toshkovski duhet të jetë i virtytshëm dhe të largohet nga posti i tij”, thonë nga LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More