Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: U bëjmë thirje deputetëve të VMRO-së të mbështesin interpretimin autentik për ligjin për falje

Shkup, 2 dhjetor – Zhurnal.mk – Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), përmes një komunikate për media i bëjnë thirrje VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të kësaj partie Hristijan Mickoski që deputetët e tyre të mbështesin interpretimin autentik të ngritur nga LSDM, informon Zhurnal.

Nga LSDM konsiderojnë se duhet të sigurohet përgjegjësi para ligjeve nga të gjithë ato që kanë thyer ligjin.

Siç shtojnë më tej nga LSDM, me ngritjen e interpretimit autentik në Kuvend, kjo parti lufton për drejtësi, për përgjegjësi, për parandalim të mundësisë të kthimit të faljes joligjore të Gjorge Ivanov.

“Kërkesa e ngritur nga LSDM për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për falje i parandalon përpjekjet e mbetjeve nga regjimi dhe gjyqësia svarovski për ikje nga drejtësia dhe e mbyllë çështjen me faljen joligjore nga GJorge Ivanov. Opinioni e di se falja e turpshme dhe joligjore e Ivanov është prodhim i VMRO-DPMNE-së. Opinioni e di se kjo parti asnjëherë nuk ishte shprehur kundër dhe fuqishëm e mbronte kur qytetarët protestonin në rrugë. Është e qartë se ngjarjet e dirigjuara nga mbetjet e “shtetit të kapur” në gjyqësi, së bashku me paralajmërimet e fundit nga Gjykata Kushtetuese, qëndron VMRO-DPMNE-ja”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.

Nga LSDM shprehen se Mickoski punon në interes të mentorit të tij nga Budapesti, Nikolla Gruevski.

Nga LSDM pohojnë se nuk do të lejojnë asnjë amnesti sepse para qytetarëve kanë premtuar drejtësi dhe do të bëjnë gjithçka që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...