Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: Vikend pa TVSH, domethënë kthimi i parave tek qytetarët

Shkup, 12 tetor, zhurnal.mk – Masa Vikend pa TVSH e cila po realizohet nga 10 deri 12 tetor paraqet nxitje të madhe për prodhimtarinë vendore, ndërkohë edhe paratë kthehen tek qyettarët, siguron kursim tek konsumatorët në formë të kthimit të të gjithë tatimit të vlerës së shtuar për produktet e blera vendore dhe IT pajisje, thonë nga LSDM, transmeton Zhurnal.

“Vetëm në ditën e parë të realizimit të kësaj mase, trefish është rritur konsumi i prodhimeve maqedonase, tregojnë të dhënat nga Drejtoria e të ardhurave publike. Sipas parashikimeve, përmes kësaj mase për tre ditë do të realizohen të ardhura afro 170 milion euro, ndërsa tek qytetarët do të kthehen së paku 17 milion euro përmes kthimit të TVSH-së”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se vikendi pa TVSH po zbatohet për së pari herë në shtetin tonë, si pjesë e masave operative nga pakoja e katërt të masave antikrizë të miratuara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...