Agjencia Zhurnal.mk

LSDM, VMRO-DPMNE dhe 8-shja e pavarur nesër në negociata për Ligjin për Prokurori Publike

Shkup, 20 janar – Zhurnal.mk – LSDM dhe VMRO-DPMNE nesër në takim do të precizojnë detajet për negociatat e ardhshme lidhur me Ligjin për Prokurori Publike. Përfaqësues nga LSDM është Bojan Mariçiq, ndërsa nga VMRO-DPMNE është Timço Mucunski, njofton Zhurnal.

Në takim do të duhet të vërtetohen hapat e mëtejshme dhe formati i bisedimeve. Nga LSDM thonë se janë të gatshëm për bisedime por nga DPMNE u kanë thënë se ende po vazhdojnë analizat brenda partisë.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot tha se negociatat duhet të vazhdojnë përshkak se bëhet fjalë për ligj për të cilën nevojitet dy e treta e shumicës, por tha se do ta kërkojë mbështetjen nga tetë deputetët e pavarur që dolën nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE e konfirmuan takimin e nesërm por përsëri bëjnë me dije se kjo nuk do të thotë se dotë votojnë me çdo çmim, por nëse bëhet fjalë për ndonjë ligj europian, do ta mbështesin.

Tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së, në një bisedi përmes telefonit për Tv24, thonë se kanë qasje serioze rreth kësaj zgjidhjeje ligjore, por thonë se seriozisht duhet t’i marin mesazhet nga eurokomesari Varhejli.

“Është mirë që të gjithë politikbërësit seriozisht ta marin këtë ligj. Nëse kjo është e vlefshme për fillim të negociatave në maj, do të veprojmë për të votuar”, thonë nga tetëshja e pavarur./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...