Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – “Opozitarja VMRO-DPMNE, në kohë kur po rritet numri i të infektuarve me coronavirus, ndërsa spitalet po mbushen, vazhdon të keqpërdorë situatën serioze shëndetësore për poena ditore politike. Nga fillimi i coronakrizës në vend, nga mosidetë e VMRO-DPMNE-së nuk pamë asgjë tjetër përvec veprimit jokonstruktiv, opstruksione dhe kritika”, kumtojnë sot nga LSDM, transmeton Zhurnal.
Sipas partisë, ky destruktivitet ka nisur kur zv.ministrja për financa në qeverinë teknike gjatë gjithë verës, e pengoi huamarrjen nga Banka Botërore prej 90 milion, dedikuar për ballafaqimin e sistemit shëndetësorë dhe përgatitjes së kapaciteteve shtesë spitalore. Të mos ishin bllokadat e tyre, deri tani spitalet do të ishin mirë të pajisura dhe të përgatitura për valën e vjeshtës.
“Gjatë gjithë vjeshtës, në kohë të valës serioze të coronavirusit, udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së organizon takime masive për shpëtim të karrikes së Hristijan Mickoskit, në të cilën masovikisht po shkilen masat për mbrojtje nga coronavirusi. Sa VMRO-DPMNE-së dhe Mickoski iu është me rëndësi shëndeti i qytetarëve tregon fakti se kërkuan zgjedhje të parakohëshme të mbahen në vjeshtë, sa vërtetë janë të brengosur për coronavirusin, tregon faktin që në Kuvend i obstruojnë ndryshimet në Ligjin për mbrotje të popullatës nga sëmundjet infektive të cilët janë të duhur për rritjen e prevenimit nga coronavirusi”, thonë nga LSDM.