Shkup, 10 shtator – Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “VMRO shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind”.
Ata thonë se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike është financuar VMRO.
“Ish-drejtori i ELEM në dëshmi gjyqësore publikisht tha se si si ka dërguar porosi te ish-sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Kiril Bozhinovski”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM shtojnë se të gjitha gënjeshtrat e VMRO janë zbuluar dhe për këtë shkak qytetarët i dënojnë në zgjedhje dhe nuk bashkëngjiten në protestat e Mickoskit.
“VMRO nuk din asgjë tjetër përveç mbrojtjes së krimit dhe të shpërndaj lajme të rreme”, thonë nga LSDM.