Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: Zaev do të jetë mandatar, bisedimet për formim të Qeverisë vazhdojnë

Shkup, 12 gusht – Zhurnal.mk – LSDM sot bëri të ditur se kryetari i partisë së tyre Zoran Zaev do të jetë mandatari për përbërjen e Qeverisë së re e cila do ta qojë shtetin përpara në katër vitet e ardhshme. Nga partia thonë se po vijojnë bisedime serioze për formimin e shumicës së qëndrueshme parlamentare dhe koalicion qeveritar me mandat të plotë, katërvjeçar të qëndrueshëm.

Qeveria e re, siç bëhet e ditur, siguron ekonomi zhvillimore, e cila krijon vende të reja të punës dhe krijon mundësi për secilin.

“Qytetarët e zgjodhën konceptin i cili e qon shtetin përpara, koncepti i cili i kthen paratë mbrapa te qytetarët dhe me të drejtën e tyre të votës konfirmuan se dëshirojnë të vazhdojnë në atë rrugë. Kah ndërtimi i ekonomisë së re zhvillimore, e cila krijon vende të reja të punës dhe krijon mundësi për secilin. Dëshmuam se edhe në kohë të krizës më të madhe botërore kujdesemi për të gjithë qytetarët. Përmes masave antikrizë me qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe mbajtja e bizneseve në jetë, në vend të vendosjes së çelësit në derë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Prej atje theksojnë se Maqedonia e Veriut është shtet social dhe shoqëri solide dhe për këtë në këto masa mund të gjendet secili – sepse secili duhet dhe secili do të ketë mbështetje.

“Në katër vitet e ardhshme vazhdojmë edhe më shumë dhe më mirë të punojmë për qytetarët dhe shtetin”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...