Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë nuk anulohen

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – LSDM-ja nuk pranon anulimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar komunash në Shtip dhe Pllasnicë. Sipas tyre, VMRO-DPMNE-ja nuk ka të drejtë të flasë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është vetëm për ruajtjen e kolltukut të Mickoskit brenda VMRO-DPMNE-së. është i vetëdijshëm se mundësitë për fitore në zgjedhjet e parakohshme lokale dhe në cilatdo zgjedhje janë shumë të vogla. Nëse i bindëm qytetarët se zgjedhjet parlamentare sipas të gjitha protokolleve për mbrojtjen e shëndetit, ishin të sigurta, ashtu do të jenë edhe të parakohshmet lokale në Shtip dhe në Pllasnicë”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së paraprakisht vlerësoi se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në këto dy komuna. Sipas tyre, mund të bëhet vazhdimi me marrëveshje i mandatit të ushtruesve të detyrës kryetar komune në këto dy komuna deri në zgjedhjet e rregullta.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...