LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

nga Redaksia

Shkup, 25 prill – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë (KOSM) sot bënë thirrje të përbashkët për të gjithë punëtorët që të bashkohen dhe së bashku me sindikatat të dalin më 1 maj në protestë që do të fillojë në orën 11 para Shtëpisë së punëtorëve me moton “Ne punëtorët”.

Këtë, siç informojnë nga LSM-ja, është dakorduar në takimin e përbashkët të kryetarit të LSM-së Sllobodan Trendafilov dhe sekretarit të Këshillit të LSM-së Zllatko Cvetkovski me kryetarin e KOSM-it Marjan Risteski dhe sekretarin e përgjithshëm të KOSM-it Goce Dellçev Todev.

“LSM dhe KOSM dëgjuan kërkesat e punëtorëve për nevojën e bashkimit të sindikatave dhe këtë vit së bashku organizojnë protestën e punëtorëve në Ditën ndërkombëtare të punës, 1 maj. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë së bashku dalin në protestën e punëtorëve më 1 maj me moton “Ne punëtorët”, kumtojnë nga LSM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More