Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

LSM: Dialogu social duhet të zgjerohet edhe në çështjen e hendekut gjinor në pagat

Shkup, 1 mars – Zhurnal.mk – Dialogu social duhet të zgjerohet edhe në çështjen e hendekut gjinor gjatë pagesës së pagave, ndërsa përmes respektimit të marrëveshjeve kolektive mund të arrihet zgjidhje më efikase për tejkalimin e një ndryshimi të tillë, pretendon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Prej atje thonë se hendeku gjinor i pagave nuk është në përputhje me Konventën S-100 të ON-së për pagesa të barabarta, si dhe me Kushtetutën dhe ligjet për marrëdhënie të punës, për anti-diskriminim dhe për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë.

“Gratë janë të shpërndara në mënyrë më të barabartë, por është vërejtur përfaqësimi i ulët te ligjvënësit, zyrtarët dhe te pozicionet drejtuese, ndërsa kur gratë gjejnë punë, paga e tyre është më e ulët se e burrave, ndërsa hendeku i pagave është më i përhapuri midis grave me kualifikime të ulëta,” thekson LSM në kumtesën e sotme.

Një nga arsyet për një situatë të tillë, sipas LSM-së, është niveli i ulët i organizimit sindikal në pjesën e femrave te popullata, diçka që, siç theksojnë, duhet të ndryshojë në periudhën e ardhshme.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...