Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSM-ja u bën apel deputetëve nesër ta votojnë pakon e pestë antikrizë

Shkup, 17 prill – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot u bëri thirrje deputetëve të të gjitha partive politike në arsye me apel që nesër ta votojnë pakon e pestë të masave antikrizë me të cilën mes tjerash është paraparë mbështetje financiare për paga për shkurtin dhe marsin.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë si sindikatë e vetme përfaqësuese e cila i përfaqëson interesat e 70.000 anëtarëve nga sektori publik dhe privat, kërkon dhe u bën thirrje deputetëve të të gjitha partive politike në arsye dhe vetëdije se nevojitet në seancat e caktuara në Kuvend për nesër, të votohet pakoja e psetë e masave ku krahas tjerash është paraparë edhe mbështetje financiare për pagesë të pagave të punëtorëve nga sektorët më të prekur  për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, ndërsa e cila është bllokuar tashmë tre muaj në Kuvend, duke pasur parasysh se tani jemi në muajin prill”, theksohet në kumtesë.

Nga LSM-ja janë të habitur nga qëndrimi i deputetëve ndaj çështjeve ekzistenciale të punëtorëve dhe mosvotimi i pakos së pestë të masave e cila është e nevojshme për ruajtjen e vendeve të punës.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...