Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSM: Ndryshimet e LMP nuk shkojnë në favor e diela të jetë ditë jopune

Shkup, 3 dhjetor, zhurnal.mk – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) konsideron se ndryshime e propozuara në Ligjin e marrëdhënieve të punës nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk shkojnë në dobi të asaj që e diela të shpallet ditë jopune.

Në reagimin e LSM-së thuhet se propozimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka për qëllim përcaktimin e procedurës që duhet të zbatohet nga punëdhënësit për punëtorët që të punojnë të dielën, dhe jo për të përcaktuar të drejtën e diela të jetë ditë jo pune.

Vlerësojnë se përjashtimet e mundshme nga e drejta që e diela të jetë ditë jo pune duhet të rregullohen në Ligjin për marrëdhënie të punës si ligj themelor, bazuar në analizë se cilat aktivitete duhet të kenë proces të vazhdueshëm të punës.

“Propozimi i LSM-së është që punëtorët të cilët me përjashtime janë të angazhuar për të punuar të dielave duhet të kenë të drejtën për të rritur pagën bazë në orë me të paktën 50 për qind shtesë për punë të dielën si dhe të drejtën për një ditë pushimi gjatë javës, thonë nga LSM.

Postime të ngjashme

Menduh Thaçi: Ramazani një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë

R Zh

Arjanit Hoxha demanton portalet lidhur me harxhimet e tij si ministër

R Zh

Ahmeti uron besimtarët mysliman me rastin e muajit e shenjtë të Ramazanit

R Zh

Bilall Kasami uron muajin e shenjtë të Ramazanit

R Zh

Sela dhe Gashi gjithë besimtarëve myslimanë ua urojnë muajin e Ramazanit

R Zh

Filipçe në takim me ambasadorin kinez, kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...