Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSM: Nuk është e ligjshme për janarin punonjësi të marrë pagë vetëm në shumën e pagës minimale

Shkup, 8 shkurt – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot përmes kumtesës i rikujton punëtorët se nuk është e ligjshme që punëdhënësi t’i bindë ata se për janar 2021 u është paguar pagë në shumën e pagës minimale.

Punëtorët, siç theksojnë, përveç punës me fond të plotë të orëve, kanë qenë të angazhuar në mënyrë shtesë edhe për punë në festa (në janar kishte disa festa), kanë punuar jashtë orarit (më shumë se 40 orë në javë ose punuan gjashtë ditë pune, që gjithashtu nuk është e ligjshme – në vend të pesë ditëve të punës në javë), kanë stazh pune (punë e kaluar) më shumë se një vit, kanë punuar në ndërrime, kanë punuar natën etj.

Nga LSM rikujtojnë punëtorët mbi të drejtën e tyre, ndërsa punëdhënësve detyrimet e tyre. I rikujtojnë se punonjësi ka të drejtë për fitime – pagë, sipas ligjit, marrëveshjes kolektive dhe kontratës së punës. Shtesat përcaktohen për kushtet e veçanta të punës, të cilat lindin nga orari i orëve të punës, të tilla si puna me ndërrime, puna me kohë të pjesshme, puna e natës, puna në kujdestari, në përputhje me ligjin, punë e zgjatur, punë në ditë pushimi javor, punë në festa të përcaktuara me ligj dhe shtesë për stazh pune.

“Paga minimale është shuma më e ulët mujore e pagës bazë që punëdhënësi është i detyruar t’ia paguajë punonjësit për punën e kryer për orar të plotë pune. Paga përbëhet nga paga bazë, pjesë e pagës për punë me sukses dhe shtesa. Paga bazë nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale e përcaktuar me ligj”, thonë nga LSM.

“Të gjithë së bashku, punëtorët, sindikatat dhe shërbimet e inspektimit duhet të kontribuojmë dhe të parandalojmë që punëtori të manipulohet, të nënvlerësohet dhe të mos paguhet për punën e tij. Ne kërkojmë paga të drejta të përcaktuara me marrëveshjet kolektive”, thuhet në kumtesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...